Lorena Kurti

Specialist
Email:

Lorena Kurti, me profesion “Jurist”, e diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Pas mbylljes së ciklit të studimeve master shkencor, po pranë këtij fakulteti ka kryer masterin profesional “EU Business Law” dhe ka mbrojtur temën “Të drejtat e njeriut”, si një nga aspiratat e saj për të kontribuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Gjithashtu, për të përmbushur dëshirën për një sistem të drejtë, është licensuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve dhe mbart titullin “Avokat”.
Znj. Kurti, ka pasur eksperienca pune në sektorin privat dhe publik. Në sektorin privat, vlen të përmendim kompaninë përmbarimore Tranzit SH.A., ku ka zhvilluar aftësitë e para profesionale në fushën juridike dhe njohjen me sistemin gjyqësor.

Eksperienca e saj në sektorin publik, ka filluar në Dhjetor të vitit 2016 si “Jurist”, pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Shërbimeve Mbështetëse (AKBPM), përvojë kjo me tepër vlerë në administratën publike. Në të njëjtën kohë, për një periudhë 3 (tre) vjeçare ka qenë pjesë e “Rrjetit të Koordinatorëve të Biznesit” pranë Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Pas mbylljes me sukses së detyrës që mbajti për 6 (gjashtë) vite në AKBPM, në Dhjetor të vitit 2022, me shumë kënaqësi është bërë pjesë e stafit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), ku mbulon burimet njerëzore dhe procese të tjera pune në funksion të veprimtarisë së ASPA-s.

Në kuadër të Integrimit Europian dhe Nogociatave, Lorena ka qenë pjesë e grupit GNP të ngritur nga Kryemistri dhe është angazhuar në fushën e përafrimit të legjislacionit dhe analizës së mangësive ligjore. Për të përforcuar njohuritë e saj në fushën e Integrimit Evropian, ka kryer për 1 (një) vit Akademinë e Integrimit Eurpoian dhe Nogociatave (AIEN), Shkollën verore në kursin “Demokratizimi dhe Integrimi Europian”, etj.
Për të rritur aftësitë e saj profesionale, Lori ka ndjekur trajnime të ndryshme në fushën e Menaxhimit të burimeve njerëzore, Integrimit Europian, Hartimit të legjislacionit, Prokurime publike, e të tjera.

Lorena është një vajzë pozitive, energjike dhe ka një frymë bashkëpunimi me stafin.
Ajo e do artin dhe është e apasionuar pas violinës, pikturës dhe teatrit.