Erlinda Vata

Specialist
Email:

Erlinda ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master shkencor ne Degën "Financë" në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ka eksperienca pune si në sektorin privat ashtu dhe në atë publik, ku përfshihen institucione si Banka Kombëtare Tregtare dhe Inpektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Ka kryer kurse dhe trajnime të ndryshme në Fushën e Ekonomisë, Kontabilitetit, Statistikës dhe Menaxhimit.

Gjatë periudhës së masterit ka kryer disa kërkime shkencore ku përfshihen: "Faktorët që ndikojnë në kërkesën për shërbime financiare" , "Menaxhimi i riskut të kompanive Leasing në Shqipëri" etj.

Erlinda aktualisht është Specialiste në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.